Categories Lajme

Goditet grupi që shpërndante ekstazi në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 mijë doza, Policia: Tre të arrestuar e një në kërkim

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Punisher”, ndërsa në pranga ranë 3 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me inicialet K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punisher”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME