
Himarë/Goditet nga Komisariati i Policisë Himarë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Dhërmi, në lokalin në përdorim nga shtetasi B. K., shërbimet e Policisë gjetën një tavolinë për lojëra fati dhe letra bizhozi. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 23 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, janë konstatuar 2 punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Gjithashtu, për shtetasin A. S. u vendos masë administrative. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.