
Goditet një grup kriminal i trafikut të drogës në Itali. Mediat e huaja raportojnë se pas hekurave ra një trafikant shqiptar, i cili ishte në arrati dhe gjithashtu në pranga kanë rënë edhe 8 persona të tjerë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, rezultonte i kërkuar nga autoritetet turke. Nga ky operacion u sekuestruan 10 kg kokainë si edhe 30 mijë euro.
Nga hetimet u zbulua se ishin dy grupe të cilët operonin midis Padovës dhe Selvazzano-s.