Lajme

Goditi gjyqtarin në Kategorinë e Dytë, Disiplina e përjashton përjetë

Ditën e djeshme, arbitri Klajdi Qendraj u dhunua në sfidën Sopoti-Mirdita të luajtur në Cërrik nga një lojtar i ekipit mik i cili më pas tentoi të largohej dhe u arrestua nga policia. FSHF paralajmëroi masa të rënda teksa Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për ta përjashtuar përjetë lojtarin Armando Marku nga çdo aktivitet ndërsa KF Mirdita që aktivizoi një lojtar që nuk kishte të drejtë të luante humbet 3-0 në tavolinë dhe i zbriten 6 pikë nga renditja. Ndërkohë Disiplina ka dhënë disa vendime të tjera si më poshtë:

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KS Korabi, Jurgen Gjongecaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, d ënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: