Lajme

Goditi infermierin që po e mjekonte, kapet 33-vjeçari ‘agresiv’ në Elbasan

Një 33-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Elbasanit për shkak se ka goditur një infermier.

Në pranga ka rënë shtetasi Besnik  Dashhana, 33 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi,  ky shtetas, duke marrë mjekim,  për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit,  shtetasin A.N., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.  Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close