Lajme

Goditi me sëpatë një 27 vjeçar, arrestohet autori i ngjarjes në Elbasan

Në fshatin Vinë të Gramshit një sherr për pak sa nuk ka përfunduar me pasoja fatale , teksa një 27 vjeçar është g oditur me sëpatë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Elbasanit njoftoi ditën e sotme se ka rënë në p ranga autori i kësaj ngjarje, shtetasi me inicialet G.T., 35 vjeç.

Po ashtu është arrstuar dhe një 18 vjeçar banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi d ozash me l ëndë n arkotike të llojit k okainë. Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një k onflikti për motive të dobëta, k apet dhe a rrestohet autori i d yshuar i ngjarjes.

Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte p lagosur me mjet p rerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “P lagosja e rëndë me dashje”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit k riminal në fushën e shpërndarjes së l ëndëve n arkotike në d oza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të P aligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi d ozash me l ëndë n arkotike të llojit k okainë. Materiale h etimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: