Categories Lajme

Gomez i emocionuar: Bergamo është në zemrën time! Gasperini? E dua edhe atë

Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, është zyrtarisht tashmë lojtari më i ri i Sevillas. Përpara se të fluturonte drejt Spanjës, sulmuesi dha një intervistë të fundit në aeroport dhe tregon emocionet e tij e largimit nga Bergamo. Gjithashtu Papu ka një mesazh për të gjithë tifozët e Atalantës si dhe për shokët e tij të skuadrës. “Ne bëmë historinë me këtë klub. Ajo që më ndodhi mua janë gjëra që ndodhin, por ajo që ka rëndësi është se Atalanta është në majën e Europës.

Jam i trishtuar, por edhe i lumtur që po largohem nga ky qytet pas kaq shumë vitesh. Janë ndenja të çuditshme”, deklaron argjentinasi. “Tifozët? Më vjen shumë keq për ta, do të më mungojnë shumë. Bergamo është në zemrën time. Me siguri do të shihemi së shpejti sërish. Para se të nisesha bisedova me Antonio Percassin dhe ata e dinë se çfarë mendoj unë, ndjenjat e mia dhe sa i dua të gjithë. Gasperini? Sigurisht, edhe atë”, përfundon Gomez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME