Categories Lajme

Grabiste qytetarët tek Liqeni Artificial, polici bashkiak: E bëra për të larë kredinë!

“Qytetarët i grabisja pasi kisha një kredi për të larë”. Kjo është dëshmia e policit bashkiak të Tiranës, Sajmir Muzikanti.

39 vjeçari bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme.

ABC citon se polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Kjo faktohet edhe nga dëshmia e tij.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni.

Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.

Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira.

Puna për identifikimin e tyre u organizua pas denoncimit të një qytetari. Ai deklaroi se një polic bashkie i kishte marrë disa herë para me dhunë atij dhe personave të tjerë.

Për javë të tëra, një grup agjentësh vëzhguan në terren. Muzikanti dhe Cani u arrestuan në flagrancë teksa po u merrnin paratë një kalimtari, ndërsa 7 të tjerë i kishin ndaluar po aty me argumentin se do kontrolloheshin nëse mbanin sende të jashtëligjshme me vete, si drogë apo armë.

Edhe këta persona bënë më pas denoncimin në polici. Gjithsej për dy oficerët ka pasur 9 kallëzime, dhe u janë dokumentuar 3 raste të grabitjeve, si shuma të ndryshme parashë, celularë apo sende të tjera me vlerë./abc

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME