Categories Lajme

Grabitën 75 vila, i riu shqiptar ekstradohet në Spanjë. Si u shkatërrua banda

Një shqiptar ka përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni organizuar midis Gardës Civile spanjolle dhe policisë gjermane. Shqiptari akuzohet si pjesëmarrës në dhjetëra grabitje nëpër vila dhe shtëpi në provincat e Huesca dhe Lleida. Drejtësia spanjolle ka kërkuar nga autoritetet gjermane ekstradimin e tij, për t’u përgjigjur për këto vjedhje. Me arrestimin e shqiptarit, banda e grabitësve me 13 anëtarë u shkatërrua e tëra. Dy vite me parë forcat spanjolle nisën një operacion për çmontimin e bandës që kishte kryer 75 grabitje. 26-vjeçari është arrestuar në Gjermani më 29 nëntor dhe tani ka përfunduar në Spanjë. “Me këto arrestime, Garda Civile konsideron se grupi kriminal është plotësisht i shkatërruar”, thanë këtë të hënë burime të “Benemérita”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME