Lajme

VIDEO\ Grabiten zyrat e Postës në Gjirokastër, Vlonjati kapet pas 10 minutash

Grabiten nën kërcënimin e armës zyrat e Postës Shqiptare në Gjirokastër. 32-vjeçari nga Vlora, Armando K. ka hyrë pak çaste më parë në filialin e postës dhe duke kërcënuar me armë punonjësit ka arritur të marrë një sasi lekësh nga sporteli ku ndahen pensionet.

Por “aventura” e tij ka zgjatur vetëm pak çaste, pasi siç bëhet me dije nga blutë, ai është arrestuar vetëm dhjetë minuta pas grabitjes. Arrestimi i tij është bërë në zonën e ish-Poliklinikës në lagjen Meçitë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close