Lajme

Grabitet banesa e një të moshuare në Nartë të Vlorës: Më thanë mos bërtit se të vramë

Një grabitje ka ndodhur në një banës në Nartë të qytetit të Vlorës. Mësohet se në këtë banesë jetonte një e moshuar 85-vjeç e quajtur Vravara Papa. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Nartës. E moshuara jetonte e vetme në banesë ndërsa mësohet se autorët i kanë marrë 2 mijë lekë.

Ndërkohë në një rrëfim, e moshuara shprehet se grabitësit e kishin kërcënuar se do e v risnin nëse do fliste.

“Sa u fut këtu, ai erdhi. Kush është thash unë. Mos bërtit me tha se të v rava.  I kisha këtu brenda jorganin e nxorën ata. Më mbuluan ata. Këtu më mbajtën. Duart, këmbën gojën.” tha e moshuara. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close