Lajme

Grabitet farmacia te “Xhamlliku”, autori thyen xhamin me pistoletë

Një Farmaci në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë është grabitur pak minuta më parë. Mësohet se pre e hajdutëve ka rënë subjekti Farmaci “Gledis”.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe nuk ka shumë informacion.

Një nga xhamat e farmacisë është thyer pasi autori ka qenë me një pistoletë me zara metalikë. Fatmirësisht nuk ka personat të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe një sasi parash e vjedhur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close