fbpx
Lajme

Grabitet sërish biznesi i kunatit të ish-kryeministrit, si e realizuan planin

Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit.

Dyqani i argjendarisë u grabit në orën 04:00 të kësaj mërkure, ndërsa vjedhja mësohet të jetë kryer në kohë rekord. Grabitësit dyshohet se kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur, teksa për ta realizuar këtë vjedhje ata mësohet se janë futur edhe më herët në shtëpinë e biznesmenit.

Ata kanë arritur të sigurojnë çelësat e biznesit kur janë futur në banesën e tij. Nuk dihet ende se sa është vlera e mallit të vjedhur nga argjendaria. Dyqani është në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish-kryeministrit dhe deputetit socialist, Bashkim Fino.

Edhe pse ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariatit të policisë ky biznes është vjedhur edhe 2 herë të tjera më parë. Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button