Categories Lajme

Grabitet vila e Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish-sulmuesit: Kanë marrë mallra të çmuara

Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, Luca Toni ka kaluar momente paniku të enjten në mbrëmje, pasi tre hajdutë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur vilën e tij në Modenese.

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat zbardhin dëshminë e Tonit se grabitja ka ndodhur të enjten mes orës 19:30 dhe 21:30, ndërkohë që ish sulmuesi italian ndodhej aty bashkë me fëmijët e tij.

Përveç panikut, Toni dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë, ndërsa policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve. Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi.

Ndërkohë vetë futbollisti ka reaguar në një postim në rrjetet sociale ku shprehet se gjëja më e rëndësishme në këto momente është familja e tij, e cila është mirë.

”Ndërsa qarkullon lajmi, unë doja të raportoja se të enjten në mbrëmje pësova një vjedhje shtëpie nga tre kriminelë që mbanin dhe armë. Gjëja që ka më shumë rëndësi është se familja ime është mirë. Më vjen keq gjithashtu që kriminelët më morën mallrat e çmuar, por mbi të gjitha ato me vlerë emocionale.

Pas grabitjes, policia ndërhyri, ndoshta e thirrur nga fqinjët që kanë parë një makinë të dyshimtë që lëvizte në rrugën time; mbikëqyrja nuk vuri re asgjë. Unë kërkoj respekt dhe privatësi për mua dhe familjen time në këtë kohë. faleminderit të gjithëve”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME