Categories Lajme

Grabitja e ‘Audi Q7’ në Milot/ “Djalit i vunë pistoletën në kokë”, babai i të riut nga Kosova rrëfen ngjarjen: Autorët të maskuar ishin me dy makina, njëra me fenelinë policie

Asnjë gjurmë nga autorët që rrëmbyen automjetin e dy të rinjve kosovarë në Milot përgjatë Rrugës së Kombit. Ekspertët e policisë po analizojnë kamerat e sigurisë së bizneseve për të rënë në gjurmët e grabitësve. Babai i 21- vjeçarit qe po drejtonte ‘Audin Q7’, Rrahman Ahmetaj, ka treguar për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kronologjinë e ngjarjes që ja ka rrëfyer i biri, ndërsa thotë se do të ndjekë rastin deri në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Në deklaratën e tij, Ahmetaj thotë se për të grabitur dy të rinjtë janë përdorur dy automjete, njëra prej të cilave me targa italiane, e cila kishte edhe fenelina policie. Po ashtu ai pohon se autorët kanë pasur edhe armë zjarri, një automatik, i cili ka qëlluar 2 herë në ajër dhe një pistolete që i është vendosur në kokë djalit të tij për të dale nga makina. Ahmetaj tregon se pasi i kanë shtrirë në tokë iu kanë marrë të gjithë sendet personale dhe automjetin dhe janë larguar.

Më poshtë intervista nga gazetari i News24 Elidon Ndreka me Rrahman Ahmetaj

Z.Ahmetaj, a mund të na rrëfeni saktësisht se çfarë ka ndodhur në grabitjen që iu bë djalit tuaj Meriton Ahmetaj? Sipas policisë, pretendohet që të mos jetë grabitje
me arme!?

Unë për policinë, fjalët e para i kam falënderuese, pasi në natën kritike që kemi qenë në rajonin e policisë në Laç, ku kemi takuar shefin e policisë, Ermalin dhe një shef tjetër, Përparimin, të cilet për ne kanë qenë të gatshëm me na dhanë ndihmën maksimale.

Ne lidhje me pyetjen tuaj, për sa i përket të dhënave qe ka dhëne policia, është mundësia për mos me humb pistat e dyshimit, por rasti i jone eshte me jehone. I kam shkruajtur letër edhe presidentit dhe e kam vëne në dijeni instancat me të larta të Policisë së Shtetit për rastin tone, pasi është rast kriminal. Rastin po ta tregoj me detaje, as nuk mohojmë dhe as nuk shtojmë asgjë.

Djali im, së bashku me një bashkëudhëtar Fatlin Morina, po ktheheshin nga Budva. Kur kanë ardhur në Milot, kanë marrë pije dhe kanë vazhduar rrugën nga Miloti në drejtim të Rrëshenit. Pasi kanë kaluar 5-6 km nga Miloti, pranë një kthese që është e errësuar, papritmas u janë ndezur drita vezulluese me shenjë policie. Jo fëmija im qe është 21-vjecar por edhe një i rritur, në momentin qe i afrohet nje mjet i policisë, ndalet.

Ka menduar qe është automjet i policisë dhe është pergatit për t’i dhene dokumentet. Makina e dyte, ka dalë me një shpejtësi të madhe dhe i ka bllokuar rrugen përpara. Kane filluar të shtëna ne ajër me kallashnikov, dhe jane shkrehur dy fisheke. Dy persona i kane shkuar djalit tek xhami i makines me britma, kurse persona te tjere kane dale nga ana e pasagjerit ku ndodhej Fatlin Morinaj ku me armë ne duar i kane kërcënuar se ‘do t’ju vrasim’. I kanë nxjerre nga makina dhe i kane shtrire ne toke. Me pas i kane bastisur duke ju marre te gjitha sendet, kane grabit makinen dhe kane fillu rrugen ne drejtim te Morines.

Femijet kane mbetur ne rruge te traumatizuar. Kane kerkuar ndihme nga kalimtaret por kerkush s’ka guxuar qe t’u japi ndihme. Me pas kane filluar rrugën drejt Milotit ku pasi kane bere rreth 1 km rruge, një person me targa Shqiptare ka hapur xhamin dhe u ka thene qe po lajmeroj policinë. Me pas, ka ardhur policia dhe kane marre çunat dhe i kane derguar ne Komisariatin e Policise ne Laç. Une si prind nuk kam ditur asgjë, kur me mori ne telefon nga komisariati djali im Meritoni dhe me tregoi se çfarë i kishte ndodhur.

A jeni ne dijeni se çfarë kane deponuar dy djemtë ne komisariat?
Ne komisariat kane thëne krejt fjalët qe u thashe unë, pasi kjo është ngjarja e vërtet.

Sipas komunikatës se policisë, dy djemtë janë shprehur se jemi grabitur nga persona te pa armatosur, e ndërsa ka qene vetëm nje automjet tip BMË e cila i ka grabitur! Sa e vërtetë eshte kjo ?

Aspak nuk është e vertete kjo! Askush nuk e jep makinen vetem duke folur! E kane rrëmbyer makinën nen kercenimin e armeve si dhe ka pas gjuajtje me kallashnikov 2 cope fishekë! Me pistolete ne koke është nxjerre djali nga makina. Une ate nate, jam nisur nga Prizreni ne drejtim te Laçit rreth ores 1:30 e nates dhe asnjë patrulle policie nuk e kam pare rrugës.

Sipas djalit, grabitesit ishin me maske ?
Me maska kane qene, me kallashnikov e pistoleta. Kjo eshte e vërteta.

A keni dyshime se kush mund te jene ?
Jo nuk kemi dyshime, aq ma pak ne ketë zone ne nuk njohim askend.

Ka pare djali ndonje targe te automjeteve?

Djali me ka thene se automjeti, i cili i ndezi dritat e policisë, ishte me targa italiane. Ndërsa automjeti tjetër ishte tip BMW.

Cila mendon se është arsyeja qe policia thote se ne deponimin e dy te rinjve, ata janë shprehur se personat qe na kane grabitur nuk kane qene te armatosur dhe nuk kane qene dy automjete, por ka qene vetem nje automjet tip BMW?
Kjo është fare e lehte. Ne e kemi deklarua dhe firmos ate deklarate! Ta nxjerrin ate deklaratë!

Ju keni nje kopje te deklaratës qe keni bere ne polici?
Jo nuk na e dhanë deklaratën! Na thane qe kjo deklarate shkon ne prokurori. Ne nuk na e dhanë.
Kjo qe na ka ndodhur ne, kurrë ne jete mos i ndodhte askujt! Do i thoja presidentit edhe kryeministrit e çdo banori shqiptar, te rrisësh fëmijën 21 vjeç dhe te ja kërcënojë dikush dhe te ja grabisin çfarë ndjenje do te kishte?! Unë kam per te bere te pa mundurën, deri ne Strasburg kam për të shkuar që rasti im te jetë i fundit në territorin Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME