Categories Lajme

Grabitja e banesës së 55-vjeçarit, policia e Dibrës ndalon 2 persona, Procedohen dhe 2 Inspektorë Pyjesh,

DVP Dibër , Plan operacional për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë fundjavës.

Ndalohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Zbardhet dhe dokumentohet 1 vjedhje banese e ndodhur më parë, ndalohen 2 autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari k riminale. Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e k rimeve mjedisore procedohen penalisht 2 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Procedohen p enalisht dhe 2 Inspektorë Pyjesh, për “Shpërdorim detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes së një banese dhe ndalimi i shtetasve :

  1. B., 22 vjeç, S. B., 26 vjeç banues në Peshkopi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Laçes, kanë vjedhur banesën e një 55-vjeçari. Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e k rimeve mjedisore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë proceduar penalisht shtetasin A. K., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit A. K., 51 vjeç, L. D., 60 vjeç, (me detyrë Inspektor Pyjesh), si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës p enale “Shpërdorim i detyrës”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është proceduar penalisht shtetasi R. D., 44 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet ‘Ifa’, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lënda drusore dhe automjetet që i transportonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime tē mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME