Categories Lajme

Grabitja e dhunshme e biznesmenit në Nikel, Apeli kthen në shtëpi të arrestuarin

Me datë 24.10.2021, në fshatin Nikël- Krujë, është vjedhur me armë, banesa e shtetasit me iniciale N.Ç. Nga shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të marra, dyshohet si një prej autorëve të mundshëm të ngjarjes shtetasi me iniciale S.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh sendesh dhe provash materiale, nga ku rezulton se ka dyshime për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtje pa te drejte e uniformes”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka zhvillua gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim S.K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtja pa te drejte e uniformes”, parashikuar nga neni 283/1, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 370, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur: -Vleresimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit S. K. -Caktimin si mase sigurimi ndaj shtetasit S. K ate te “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K.Pr.Penale. -Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje per ekzekutimin e ketij vendimi” Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim S.K.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1139 datë 10.12.2021 vendosi: -Miratimin e Vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kruje lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” të personit nën hetim S.K. -Ndryshimin e vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kruje duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim S.K atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale. -Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim S. K në ambientet e banimit në adresën: Rr. “…..”, Tirane. -Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim S.K, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. -Ngarkohet Organi i Prokurorise per ekzekutimin e ketij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME