Lajme

Grabitja e makinës me paratë e drejtorisë së Patentave, kapen dy policë

Dy policë privatë janë arrestuar nga policia e Durrësit lidhur me grabitjen e makinës me para që ndodhi ditën e premte në Shkozet.

Të arrestuarit janë F.S. 46 vjeç dhe A.Gj. 55 vjeç, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Punonjësit e sigurisë private dyshohet se nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur gjatë grabitjes së 7.5 milione lekeve te reja.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën makinën e sigurisë private që po transportonte vlera monetare të Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit të Durrësit. Grabitësit i dolën përpara mjetit duke i prerë rrugën, dhe nën kërcënimin e armës morën paratë. Policia vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close