Lajme

Grabitje si në filma në Mykonos/ Hajdutët u vjedhin turistëve para dhe bizhuteri me vlerë 270 mijë euro

Një grabitje kinematografike ka ndodhur në një vilë luksoze në ishullin grek, Mykonos.

Një grup hajdutësh kanë vjedhur nga dy turistë amerikanë para dhe bizhuteri me vlerë 270 mijë euro.

Sipas medieve helene hajdutët kanë bastisur një nga vilat luksoze që jepen me qira ditore 6 mijë euro.

Grabitja e vilës luksoze ndodhi mbrëmjen e së martës, 231 qershor.

Hajdutët i kanë rrëmbyer njërit turist bizhuteri me vlerë 260 mijë euro, ndërsa tjetrit euro cash dhe një orë e markës  Panerai me vlerë 10 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close