Lajme

Grekët na ngatërrojnë presidentin e ri, gafa e mediave fqinje me foton e gjeneralëve (foto)

Zgjedhja e presidenti të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj është raportuar edhe nga mediat e huaja, duke përfshirë shtetet fqinje dhe më gjerë.

Mirëpo, mediat greke kanë bërë një gafë me kreun e ri të shtetit shqiptar, pasi ka ngatërruar imazhin e tij.

Siç shihet në artikullin e gazetës greke “Protothema” dhe disa mediave të tjera në shtetin fqinj, në lajmin e zgjedhjes së presidentit është përdorur foto kryesore imazhi i një gjenerali tjetër të NATO-s.

‘Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begaj do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.’- shkruan “Protothema”.

Lajmi eshte publikuar duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër.

Lajmi po bën rreth 24 orë i publikuar në web, por fotoja nuk është rregulluar ende.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close