Lajme

Grekët të pamëshirshëm me emigrantët: I vjedhin, i rrahin dhe i hedhin në det të lidhur!

Tre emigrantë u gjetën të vdekur në ujërat pranë qytetit bregdetar të Egjeut të Turqisë, Cesme ndërsa tre të tjerë u shpëtuan dhe kërkimi po vazhdon për një person tjetër. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu akuzoi njësitë e rojes bregdetare greke se kanë rrahur shtatë migrantë, duke i lënë në det pa varkë shpëtimi ose gomone pranë ishullit grek të Chios, i cili është më pak se 5 milje (8 km) nga brigjet e Turqisë. Roja bregdetare greke tha se ishte në dijeni të një operacioni kërkimi dhe shpëtimi në ujërat turke nga autoritetet turke por mohoi çdo përfshirje dhe tha se akuzat turke ishin fyese.

“Ne nuk i trajtojmë emigrantët ose njerëzit në rrezik në atë mënyrë”, tha zëdhënësi i rojes bregdetare greke Nikolaos Kokkalas për Reuters. Soylu tha që roja bregdetare Greke “goditi 7 emigrantë, mori sendet e tyre, u lidhi duart me pranga plastike dhe i hodhi në det pa jelekë shpëtimi dhe anije”. Soylu tha se ata ishin lënë të vdisnin.

Ai gjithashtu publikoi një video për të cilën ai tha se tregonte operacionin e shpëtimit, me ekipet turke që morën tre persona nga deti. Një nga ata, i cili u identifikua si Ahmed, tha se shtatë personat ishin larguar nga Cesme tre ditë më parë për në Kios. Ai tha se ata kishin qenë në ishullin grek për dy ditë para se të rriheshin, t’iu merrnin pasuritë e tyre dhe të liheshin në det.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: