Lajme

Greqi/ Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët, konfirmohen të vdekur dy pilotët, 34 e 27 vjeç

Konfirmohen të vdekur dy pilotët që ndodheshin në avionin zjarrfikës, që u rrëzua në zonën e Karystos në Greqi, teksa ishin në mision për shuarjen e flakëve.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç. Pas lajmit të trishtë, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.

Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët në këtë zonë, ndërsa pamjet dramatike janë transmetuar në lidhje direkte në disa media helene./m.j

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close