Lajme

Greqi! Emigranti vret gruan e shokut që i kishte para borxh

Vret gruan e shokut pasi ai i kishte borxhe. Një 36-vjeçare, emigrante nga Bangladeshi është masakruar nga një bashkatdhetar i saj, 37 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Qipselit, Greqi. Autori i krimit ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe gruan e tij e kishte parë rastësisht në rrugë.

Sapo ajo kaloi në rrugën Tenedou, 37-vjeçari e ndaloi dhe i kërkoi që t’i jepte paratë që i detyrohej bashkëshorti i saj.

Vajza është shprehur se nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste, por ai e kishte qëlluar duke e lënë të mbuluar në gjak. Pas ngjarjes autori e hodhi armën në koshin e plehrave dhe u arratis, por u arrestua më vonë. Vajza u dërgua në spital nga kalimtarë të rastësishëm, por ndërroi jetë pak orë më vonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close