Një i v dekur dhe shtatë të p lagosur është bilanci i një p ërplasje me a rmë me policinë në qytezën Peramë të Greqisë. Sipas mediave greke oficerët e policisë i kanë bërë shenjë një shoferi, i cili kishte në mjet edhe dy pasagjerë që të ndalonte për kontroll. Mirëpo, ai nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka shtuar shpejtësinë. Për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e policisë dhe më pas efektivët kanë që lluar. Njëri nga tre personat humbi jetën, njëri u p lagos rëndë. Po ashtu lëndime kanë marrë edhe gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ishte në mjet, ka arritur të arratiset dhe është në kërkim.
Categories
Lajme