Categories Lajme

Greqi, ka ndodhur, detaje

Nuk kanë fund incidentet me vrasjet e grave nga partnerët e tyre, të cilat tani janë një fenomen i përditshëm në shoqërinë greke. Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një zonë bregdetare të Larisës.

Para dhjetëra dëshmitarëve okularë, një burrë 54-vjeç hyri në tavernën e vëllait të gruas së tij dhe q ëlloi me gjakftohtësi tetë herë gruan 43-vjeçare që punonte atje, duke e v rarë në vend.

Vrasësi u përpoq të shpëtonte, por u ndalua dhe u çarmatos. Policët që u thirrën në tavernë e vunë në pranga dhe e çuan në Policinë e Larisës. Motivi i k rimit të ri ende nuk është sqaruar.

Sipas mediave greke për momentin, Policia po merr dëshmi nga dëshmitarët për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që vjen pak ditë pas v rasjes së 31-vjeçares shqiptare.

Mësohet se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 5 muaj më parë për të ndihmuar biznesin e vëllait të saj, i cili ndodhet në një qendër rehabilitimi. Dëshmitarët kanë treguar se burri nuk jetonte në Larisa, por erdhi nga Athina vetëm për ta v rarë dhe për t’u larguar.

Ai nuk ishte këtu, ai erdhi nga Athina dhe e vrau. Vajza ishte nga fshati dhe ajo ishte martuar me të nga Athina dhe ata jetonin atje. Megjithatë, disa muaj më parë, për shkak se vëllai i saj ishte i sëmurë rëndë, ajo kishte ardhur në Sotiritsa dhe ndihmoi në tavernën e tij.

Tani askush prej nesh nuk e di se çfarë problemesh kishin me njëri -tjetrin. Ajo që mësova është se ajo erdhi nga Athina dhe e v rau në lokalin e vëllait të saj. Ata ishin të martuar për shumë vite sepse fëmijët e tyre janë afër 20-vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME