Lajme

Greqi, Motoçiklisti përfundon poshtë kamionit

Një motoçiklist u shpëtua për mrekulli kur u përfshi në një aksident automobilistik, si rezultat i të cilit përfundoi nën rrotat e një kamioni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Maizonos dhe Votsi, përpara Bashkisë, në Patra të Greqisë.  Për arsye ende të panjohura, kamioni që po zbriste nga rruga “Votsi” u përplas me një motor. Si rezultat, shoferi i motorit përfundoi nën automjetin e rëndë.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e shoferit, i cili u dërgua menjëherë në spital. Rruga Miazonos  qëndroi  e mbyllur për rreth gjysmë ore, shkruan Tempo24.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: