Categories Lajme

Greqi/ Parashikohet skenar ogurzi nëse s’merren menjëherë masa më të rrepta

Një shpèrthim rastesh me Covid-19 vihet re në Greqi, saktësisht 355 persona në dy ditë. Greqia ka regjistruar sot numrin më të madh të rasteve që prej nisjes së pandemisë. Sipas deklaratës së Organizimit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 24 orët e fundit në 203 dhe në total 5623, ndërsa është regjistruar edhe një vdèkje duke e çuar numrin e víktimave në 212. Vetëm 29 të prekur janë gjetur në pikat e hyrjes së vendit.

Gjithashtu 22 persona trajtohen në dhomat e terapisë intensive, pesë më tepër se javën e kaluar, ndërsa ata që kanë dalë prej terapisë janë 129 vetë. Duhet theksuar se 50 raste janë zbuluar në një fabrikë vaji në Halkidhiki, pasi dy punëtorë shqiptarë janë kthyer nga Shqipëria javën e shkuar dhe mbi 300 punëtorë i janë nënshtruar testeve, ndërsa është mbyllur përkohësisht punishtja sipas protokolleve të përcaktuara. Gjithashtu shumica e rasteve të tjera, ashtu si edhe dje janë regjistruar në Selanik dhe Athinë.

Ndërkohë në një hulumtim të universitetit “Aristoteli” të Selanikut parashikohet një skenar ogurzi sipas të cilit nëse nuk merren menjëherë masa më të rrepta, Greqia do të regjistrojë 700 raste në ditë deri në fund të vitit.

Midis këtyre masave parashikohet vënia e maskës kudo, puna nga shtëpia dhe karantina lokale (lockdoën) sidomos në Maqedoninë Qendrore. Duke parë shpèrthimin e rasteve, kryeministri Mitsotakis ka thirrur urgjentisht në një telekonferencë mëngjesin e së hënës, kabinetin e tij për të planifikuar një strategji të re në përballimin e situatës./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME