Lajme

Greqi, Pendohet Vladimir Beqiraj: U kërkoj falje fëmijëve!

Pendohet Vladimir Beqiraj. 51-vjeçari shqiptar para 5 ditësh vrau mizorisht gruaj e tij 41-vjeçaren, nënën e 3 fëmijëve. Ai është paraqitur sot në hetuesi për të kërkuar falje.

Sipas Protothemës, Beqiraj do të kërkojë sot falje për aktin e tij, të cilin e ka rrëfyer dhe pranuar ku prokurori i Zakynthos e ka proceduar për vrasje me dashje.

“I kërkoj falje fëmijëve të mi”, tha Beqiraj teksa po futej në hetuesi.

Ndërkohë djali i madh i çiftit, i cili nuk jetonte me ta në Zakynthos, ka qenë prezent herën e parë që i ati u paraqit në hetuesi pasi ka dashur të jetë i pranishëm dhe të shohë me sytë e tij të atin.

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje. Edhe kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej. Më pas ai u lirua dhe kishte kushte kufizuese për të mos iu afruar mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër. Dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke u frikësuar, e pranoi. Pavarësisht drurit që kishte ngrënë nga duart e tij”.- tha 20-vjeçari.

Beqiraj kishte dhunuar gruan e tij pas një debati mes të dyve, teksa ajo shkoi e denoncoi në polici dhe u rikthye në shtëpi, ai e priste te shkallët dhe e sulmoi me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe trup. Pasi e la të vdekur në shkallët e shtëpisë ai vazhdoi i qetë rutinën e tij duke vajtur të nesërmen në punë ku dhe u arrestuar. Çifti kishte patur sherre të herëpashershme ku mv 18 qershor 41-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë por e kishte lejuar të rikthehej në shtëpi pasi Beqiraj i kishte kërkuar ndjesë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close