Categories Lajme

Greqi për shkak të vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët përplasen me policinë

Përleshjet me policinë kanë shoqëruar protestat në Greqi kundër vendimit të qeverisë së Greqisë për ta bërë të detyruar vaksinimin kundër koronavirusit (COVID-19). Qindra njerëz u mblodhën në Sheshin Syntagma në qendër të qytetit të Athinës për të protestuar ndaj programit të vaksinimit të detyrueshëm të qeverisë.

Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese pasi demonstruesit që mbanin flamuj grekë, kryqe të mëdhenj dhe ikona hodhën gurë dhe shishe uji drejt forcave të sigurisë.

Në protestë morën pjesë shumë priftërinj. Nga ana tjetër, një përplasje e shkurtër ndodhi midis një grupi demonstruesish kundër vaksinave të mbledhur përpara Universitetit të Athinës dhe një grupi majtistësh, të cilët reaguan kundër protestës.

Siç raportohet, një person u plagos në incidentin ku grupet sulmuan njëri-tjetrin me gurë dhe shkopinj, ndërkohë që policia ndaloi pesë persona. Protestuesit kundër vaksinave mbajtën gjithashtu një protestë në Selanik, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Protestuesit u mblodhën përpara Kullës së Bardhë në Portin e Selanikut dhe marshuan drejt qendrës së qytetit, duke mbajtur flamuj grekë dhe pankarta që shkruanin: “Jo vaksinimit të detyrueshëm”.

Ndryshe, kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis ka njoftuar se që nga 1 shtatori, vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për punonjësit e shëndetit publik dhe personelin e shtëpive të pleqve.

Ai po ashtu ka thënë se certifikata e vaksinës kundër virusit, e cila zbatohet në shumë vende evropiane, do të zbatohet gjithashtu në Greqi, dhe se vetëm personat e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në vende të mbyllura si teatro, palestra dhe ambiente argëtimi që nga 16 korriku.//AA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME