Categories Lajme

GREQI – Rihapen gjashtë porte për anijet turistike

Greqia rihapi sot gjashtë portet kryesore për anijet turistike, për herë të parë për këtë sezon turistik, të goditur nga pandemia e koronavirusit të ri, por asnjë anije nuk pritet për tre javë. “Në një letër dërguar këtë javë për “Cruise Lines International Association” dhe tre operatorët e mëdhenj të kroçereve, ministri i Turizmit, Harry Theoharis theksoi se portet e Pireut (Athinë), Rodhosit, Heraklionit, Volosit, Korfuzit dhe Katakolos do të pranojnë sërish udhëtarë”, njoftoi agjencia e lajmeve ANA.

Pas mbërritjes në njërin nga këto gjashtë porte, anijet do të jenë në gjendje të shkojnë diku tjetër në Greqi, në varësi të kushteve lokale në lidhje me pandeminë.

Por ministri grek përgjegjës për transportin detar, Giannis Plakiotakis theksoi të enjten se lundrimet nuk mund të rifillojnë vetëm pas 20 gushtit. Ai pretendoi se pasagjerët ndërkombëtarë të lundrimit kishin shprehur dëshirën e tyre për t’u rikthyer në ujërat greke, por shtoi se “kroçeret janë një biznes ndërkombëtar dhe përballen me probleme serioze për shkak të koronavirusit”.

Me një të katërtën e ekonomisë së saj të varur nga turizmi, Greqia po kërkon të ringjallë këtë sektor duke theksuar shkallën relativisht të ulët të kontaminimit të koronavirusit. Vendi rihapi kufijtë tokësorë në qershor, para se të autorizonte më 1 korrik rifillimin e fluturimeve, kryesisht europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME