Lajme

Greqi. Shqiptari përplaset me shtyllën me makinë, vdes në vend

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.

I vdekuri u nxor nga llamarinat e shkatërruara të automjetit pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit 34 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.

Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.

Policia po heton lidhur me ngjarjen. Mësohet se viktima punonte në një lokal në zonën turistike të ishullit. Emri i tij ende nuk bëhet publik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close