fbpx
Lajme

Greqia hap kufijtë nga 1 qershori për Shqipërinë, ja si do të udhëtohet

Ambasada greke në Romë informon mënyrën si do të funksionojë hapja e kufijve me 29 vende të botës mes të cilëve dhe Shqipëria e ku është përjashtuar Italia. Vendet që qeveria greke lejon ardhjen e turistëve e të udhëtarëve janë Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicër, Estonia, Japoni, Izraele, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libano, Lituania, Malta, Mal i Zi, Zelanda e Re, Norvegja, Korea e Veriut, Hungeria, Rumania, Serbia, Slovakia, Sllovenia, Repubblika Ceke e Finlandia.

Faza e parë- Nga 1qershori-15 qershor- Fluturime ndërkombëtare vetëm nga aeroporti i Athinës, çdo udhëtar do t’i nënshtrohet testimit Covid 19, do të kaloj një natë në hotelin e caktuar nga autoritetet greke. Nëse rezulton negativ është i detyruar për një vetë karantim 7 ditor. Nëse udhëtari është pozitiv me Covid 19 do të qëndrojë në regjim karantinimi të detyruar e nën kontroll për 14 ditë. 

Faza e dytë- Nga 15 qershori-1 korrik 2020– Lejohen fluturimet ndërkombëtare nga aeroportet Athinë e Selanik. Për udhëtarët që vijnë jo nga lista e aeroporteve të hartuar nga EASA do ti nënshtrohen testimit sporadik, të rastësishëm. Nëse vijnë nga aeuroportet pjesë e kësaj liste do të kryhet testimi i detyrueshëm. Testimet do të ndjekin praktikën e fazës 1. Nëse udhëtari rezulton negativ është i detyruar për një vetë karantim 7 ditor. Nëse udhëtari ose turisti është pozitiv me Covid 19 do të qëndrojë në regjim karantinimi të detyruar e nën kontroll për 14 ditë

Faza e tretë-Nga 1 korriku e më tej lejohen fluturimet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet greke. Testimet në pasagjerë do të jenë të rastësishme. Për udhëtimet tokësore nga Shqiëpria, Maqedonia e Veriut e Bullgaria, Ambasada greke në Romë informon se do të lejohen pas datës 15 qershor. Udhëtarët do t’u nënshtrohen testimeve të rastësishme. Prej datës 1 korrik nisin udhëimet në linjën detare e udhëtarët do të nënshtrohen testimeve të rastësishme Covid 19.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button