Categories Lajme

Greqia kërkon testin PCR në kufi, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni

Qeveria greke ka informuar pikat e saj kufitare për një ndryshim të ri në masat e hyrjes në Greqi në kufirin me Shqipërinë.

Deri më tani qytetarët shqiptarë mund të kalonin kufirin duke paraqitur si provë rezultatin negativ të një testi të shpejtë të realizuar brenda 48 orësh, tani autoritetet greke kërkojnë provën e rezultatit negativ nga koronavirusi që duhet të dalë nga testi molekular PCR i realizuar brenda 72 orësh nga paraqitja ne kufi.

Në vendimin zyrtar të sapopublikuar në Gazeten Qeveritare Greke lidhur me kushtet e hyrjes në këtë shtet për të kufizuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, thuhet se tashmë është e nevojshme që udhëtarët të paraqesin një test laboratorik me PCR para mbërritjes së tyre në Greqi.

Siç u bë e njohur që në momentet e para kur u botua direktiva për njohjen e testit të shpejtë në kufirin greko-shqiptar, qendrat private diagnostike konsiderohen nga pala greke jo në nivelin e duhur për të kryer teste per Covid-19.

Në praktikë sipas mediave në shtetin fqinj testet e vetme që do të njihen janë ato që kryhen në spitalet publike në Shqipëri. Absurditeti sipas tyre është që Ministria Shqiptare e Shëndetësisë konsideron që diagnostikimi privat plotëson specifikimet për të kryer një provë molekulare por nuk i plotëson ato për testin e shpejtë të thjeshtë.

Mediat greke ju sugjerojnë atyre që dëshirojnë të udhëtojnë në Greqi nga Shqipëria, të bëjnë edhe një test molekular PCR. Ndërkaq, Greqia ka vendosur që të vaksinohen kundër Covid-19 me Pfizer / BioNTech dhe Moderna fëmijët e moshës 12-15 vjeç për t’i paraprirë nisjes së vitit të ri shkollor.

Greqia me 11 milionë banorë ka administruar deri më tani më shumë se 10.2 milionë vaksinime. Rreth 46.8% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në një përpjekje për të joshur të rinjtë për t’u vaksinuar, qeveria greke ka ofruar celularë falas.

Greqia raportoi 2,070 infeksione të reja Covid-19 dhe pesë vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 477,975 dhe numrin e vdekjeve në 12,903 persona./ Tvklan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME