Lajme

Greqia me “dorë të hekurt”: 200.000 euro gjobë kush bën festa private në shtëpi

Greqia është duke u përballur me një rritje të frikshme të rasteve të reja me Covid por edhe variantin Omicron i cili po përhapet me shpejtësi. Për të ndaluar përhapjen e Omicron qeveria greke ka vendosur masa të reja që fillojnë aplikimin që sot dhe parashikojnë gjoba më të rënda. Pas 28,828 rasteve të regjistruara dje qeveria greke ka intensifikuar kufizimet për objektet argëtuese, por edhe në palët private.

Në vendimet e reja të qeverisë thuhet se për kryerjen e cdo forme të mbledhjeve dhe eventeve argëtuese në një hapësirë ​​private joprofesionale të marrë me qira opër këtë qëllim, si dhe kryerjen e çdo forme tubimesh dhe ngjarjesh argëtuese në një hapësirë ​​private për shërbime argëtuese muzikore” i jep gjobë administrative prej pesëdhjetë mijë (50.000) euro qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

Gjoba e mësipërme ka të bëjë me shkeljen e parë, ndërsa për shkeljen e dytë gjoba është 200 000 euro ndaj qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale, në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close