Categories Lajme

Greqia merr masa drastike ndaj duhanpirësve, gjoba shkon deri në 10 000 euro

Greqia ka miratuar një mori rregullash kundër duhanpirjes, të cilat synojnë që ta ulin atë me 25 për qind deri në fund të vitit 2023. Masat janë shpallur nga kreu i ri i qeverisë Mitsotakis, i cili tha se është detyrë e ligjvënësve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Greqisë.

Stragjedia synon që fillimisht të ndërgjegjësojë qytetarët për dëmet që shkakton duhani teik duhanpirësit e rregullt, por edhe ata pasivë, të cilët thithin tymin për shkak të frekuentimit të ambienteve të njëjta, ndërkohë që vetë nuk e konsumojnë.

Pas ndërgjegjësimit, qeveria greke synon të marrë masa drastike si në aspektin e duhanpirësve ashtu edhe të administratorëve të ambienteve publike në rast se rregullat thyhen, raporton abcnews.al. Ministria e Shëndetësisë së Greqisë njoftoi se do të ndalohet pirja e duhanit të ambiente të mbyllura dhe në ato të hapura ku gjenden fëmijët. Ndalohet kategorikisht pirja e duhanit në lokale, por edhe në parqe lojërash apo ambiente ku ka nëna dhe fëmije.

Po ashtu, ndalohet pirja e duhanit edhe në ambiente private ku punohet si edhe brenda mjeteve të transportit publik. Gjobat për ata që shkelin këto rregulla fillojnë nga 200 euro për shkelësit individë deri në heqje të përhershme të licencës për bizneset që u gjenden persona që pijnë duhan brenda tyre. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit…

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më…

LEXO ME SHUME