fbpx
Lajme

Greqia merr vendimin drastik për pensionet, revoltohen minoritarët në Shqipëri

Athina zyrtare do të prezantojë një projektligj që skualifikon nga pensioni shtetëror personat që nuk kanë qenë rezident në Greqi për 40 vite. Lajmi publikohet nga gazeta ‘Kathimerini’. Projektligji që do të prezantohet nga ministria e punës do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore. Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.

Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat me minoritarë në jug të Shqipërisë, i cili doli kundër qeverisë. Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka telefonuar këngëtarin të enjten për t’a informuar për ndryshimet në projektligj. Me këtë vendim duket shumë e largët disa që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button