Lajme

Greqia nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi ku më herët gjatë ditës së sotme u regjistrua një tërmet me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter. Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë.

Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km. Që pas pasdites së të mërkurës, Greqia vijon të ketë pasgoditje që shoqërojnë tërmetin e fuqishëm me magnitutë 6.3. Lëkundjet shkaktuan panik në zonën e Larisas ndërsa për pasojë pati vetëm dëme materiale, pa humbje jetësh.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: