Categories Lajme

Greqia shton masat për covid: Mbyllen restorantet dhe baret në zonat e kuqe

Greqia ka ndërmarrë masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Mësohet se shteti fqinj do të ndërmarrë një plan dinamik masash, duke përfshirë edhe kufizimin e orareve. Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se do të mbyllen baret dhe restorantet në zonat më të populluara të vendit. Po ashtu do të ndalohet qarkullimi nga ora 00-05 të mëngjesit. Masat e reja mësohet se do të hyjnë në fuqi në 3 nëntor dhe do të zgjasin një muaj.

Masat izoluese, të ngjashme me ato në Francë do të zbatohen duke nisur nga 3/11 deri në 3/12, pra një muaj, deri në 3 dhjetor 2020. Universitetet gjithashtu do zhvillojnë mësim vetëm online dhe detyrohen punonjësit që kanë mundësi ta kthejnë punën nga shtëpia. Këto masa sjellin ndryshime edhe në hartën epidemiologjike pasi territori do të ndahet në 2 zona. Zona e parë përfshin zonat e gjelbërta dhe të verdha ku do të aplikohen masa si përdorimi kudo i maskave dhe ndalimi i trafikut nga ora 12 i mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Zona e dytë e cila e ka kurbën e infeksionit më të madhe, përfshin zonat portokalli dhe të kuqe, dmth Athinën dhe të gjithë Greqinë Veriore dhe për to, izolimi përfshin edhe mbyllje të hotelerisë, vendeve të argëtimit dhe aktiviteteve sporteve. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se “Tetori i kuq” me rritjen eksponenciale të rasteve e detyron atë të vendosë përsëri në përparësi absolute mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së tyre. “Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër. Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë. Unë e kam këtë detyrim. Dhe kjo është ajo të cilës unë i shërbej ”, theksoi ai veçanërisht në fjalën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME