Categories Lajme

Greqia zbulon pasaportën e vaksinimit: Ja kush lejohet të futet në vend

Certifikata digjitale e Bashkimit Europian tashmë është gati dhe mund të përdoret përpara datës 1 korrik, nëse arrihet dakordësia mes liderve në union.

Greqia fqinje, si vendi i parë që propozoi këtë ide në muajin janar, prezantoi formatin e përfunduar ku do të përfshihen tre të dhëna kryesore: imunizimi me njërën nga vaksinat e miratuara nga agjencia rregulltore europiane, të dhënat nëse personi është shëruar nga sëmundja ose negativiteti ndaj covid 19.

Gjatë konferencës për shtyp në Athinë, presidenti i këshillit europian, Sharl Mishel deklaroi se kjo është një arritje e madhe në nivel europian.

“Është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të veprojnë mbi të njëjtat baza të të dhënave në mënyrë që të sigurohet liria e lëvizjes.

Kjo është një arritje e madhe që kërkoi shumë punë edhe në nivel politik. Jam shumë krenar që në javët e ardhshme do të shohim implementimin e certifikatës digjitale të vaksinimit, në të gjithë Bashkimin Europian.”, tha CHARLES MICHEL, PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis theksoi se kjo ide u bë realitet në kohë rekord falë shembullit shumë të mirë të bashkëpunimit mes shteteve anëtare.

“Tani që kemi kuadrin ligjor, ne jemi gati të fillojmë të përdorim këtë certifikatë më herët se data 1 korrik. Më lejoni të ritheksoj se qëllimi ynë nuk është të ndajmë qytetarët.

Certifikata Europiane Dixhitale nuk është asgjë më shumë se një korsi me shpejtësi të lartë. Do ta bëjë udhëtimin shumë më të lehtë, veçanërisht gjatë verës.

Kjo është shumë e rëndësishme për Greqinë, si një vend turistik, por unë mendoj se është e rëndësishme për secilin prej shteteve anëtare sepse ajo që duam të bëjmë është të rivendosim lirinë e lëvizjes.”, tha KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTER I GREQISE.

Certifikata digjitale e Bashkimit Europian është ndërtuar në koordinim me sistemet kombëtare të vaksinimit në secilin shtet. Lëshimi i saj do të jetë i disponueshëm në format dixhital dhe letër, e do të bëhet falas përmes portaleve qeveritare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME