Categories Lajme

Greva e urisë në Poçem, Kryemadhi letër 4 institucioneve: Balluku ka lejuar shkeljen e të drejtave të punonjësve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka lejuar me vetëdije të plotë shkeljen e të drejtave bazë të punonjësve të stacionit të pompimit dhe ujëslljësit të Poçemit, të cilët prej disa ditësh kanë hyrë në grevë.

Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kreut të KLSH, Bujar Leskaj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Avokatit të Popullit Erinda Ballanca shpreh shqetësimin për situatën e krijuar. Ajo thotë se jemi përpara një momenti ku shkelja e ligjeve dhe të drejtave bazë të punonjësve janë flagrante.

“Agjencia shtetërore dhe përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që ka përgjegjësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administron stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka lejuar me vetëdije të plotë shkeljen për një kohë të gjatë të drejtave bazë të punonjësve”, thuhet në letrën e Kryemadhit.

Kryetarja e LSI thotë se punonjësit kanë ushtruar detyrën me përgjegjësi korrekte duke mos u paguar, duke i kërkuar agjencive shtetërore të marrin masa. Sipas saj, përshkallëzimi i kësaj situate do të sjellë pasoja të rënda jo vetëm për shëndetin e grevistëve, por edhe të banorëve të Ballshit dhe rrethinave për shkak të mos funksionimit të ujësjellësit.

“Kërkoj që agjencitë shtetërore të marrin masa të menjëhershme, me të gjitha mekanizmat që ligji mundëson për të kryer pagesat e të gjitha pagave të prapambetura për punonjësit e stacionit të pompimit në Poçem, pasi përvec të tjerash kjo situatë ka krijuar edhe një tensionim shumë të rëndë social për familjet e tyre të varfra, të cilat kanë mbetur pa të ardhur dhe po vuajnë një varfëri ekstreme. Kërkoj nga ju, verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mos veprimeve të agjencive shtetërore, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjësit e këtyre veprimeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore”, mbyll letrën Kryemadhi. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME