fbpx
Lajme

Greva për pagat, Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare: Ky ngërç e ka një pazar diku

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vizitoi mbrëmjen e sotme gratë naftëtarëve të ngujuara në grevë urie. Teksa dëgjoi problematikat e tyre, Kryemadhi nuk nuk i shmangu dot as lotët. “Ishalla i përgjigjen thirrjes sonë shumë zonja që i përkasin qeverisë. Jemi në një muaj të dhimbshëm, muaji tetor, muajin e kancerit të gjirit për gratë. Këtu ka gra me të njëjtat probleme, e kuptoni çfarë sakrifice është?Të lëmë politikën dhe kush ka mundësi ti japin një zgjidhje.Nuk ka kohë të gjejmë kush e bëri gropën” tha një nga grevistet.

Kërkojmë të rrisim dhe shkollojmë fëmijët, asgjë tjetër” tha një naftëtar. Kryemadhi nuk preferoi të drejtojë gishtin diku për përgjegjësinë por theksoi se ky ngërç ka pas një pazar të madh.

Kryemadhi: Nuk dua të përmend emra. Por jam e bindur se kjo gjë e ka një kokë dhe kjo kokë është një ngërç që bëhet një pazar diku. Pazari fillon te një firmë ministri që nafta jonë duhet shitur me 46% të çmimit real të tregut. Gratë naftëtare refuzuan kujdesin mjekësor në ditën e tretë të Grevës së Urisë për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës, ndërsa theksojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se çështja e tyre tashmë është ndërkombëtarizuar. Një grup avokatësh ndërkombëtar që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në botë i kanë kontaktuar dhe u janë drejtuar me letër krerëve të shtetit shqiptar. Rafineria e Ballshit ka pezulluar punën që prej vjeshtës së kaluar, ndërsa naftëtarët kanë rroga të prapambetura të viteve më parë, për të cilat kanë fituar edhe drejtën në Gjykatë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button