Categories Lajme

Grevë urie edhe në burgun e Reçit, këto janë kërkesat e njëqind të burgosurve

Rreth 100 të burgosur në Burgun e Reçit kanë hyrë në grevë urie dhe kanë refuzuar ushqimin. Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë, si dhe mos lejimi i marrjes së lejeve për të shkuar në familje. Ka dy ditë që të burgosurit kanë refuzuar ushqimin. Ndërkohë edhe në burgun e Peqinit, më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie. Në grevë urie janë futur edhe rreth 70 të burgosur në burgun e Shënkollit. Ata kanë pesë ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss.

70 të burgosurit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë. Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME