Categories Lajme

Grida Dumën e mbajnë prej krahu 3 djem të rinj, Gjekmarkaj me sytë e skuqur…

Lulzim Basha i kishte marrë të gjitha masat gjatë ditës së djeshme, që karrigia e tij të qëndronte e paprekur, me dyert e godinës që ishin blinduar prej ditësh, edhe pse një fakt të tillë do ta mohonte live me zë dhe me figurë në një studio televizive.

Në godinën e PD-së, dera u hap vetëm për grupe të rinjsh, që më pas shërbyen edhe për hedhjen e gazit ndaj mbështetësve të Berishës, si dhe për të goditur me sende të forta, këdo që tentonte të hynte në seli. Më poshtë ka një galeri me foto nga ajo që ndodhi gjatë ditës së sotme, përfshirë dhe deputetët që dalin nga godina me sy të skuqur.

Persona me maska hodhën gaz lotsjellës pa kursim nga selia e PS-së, ndërkohë që disa prej protestuesve u panë të gjakosur, dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Vetë Basha nuk ka bërë asnjë reagim derimë tani, ndërkohë që godina e PD-së është kthyer në një skenë krimi, dhe u mbajt për minuta të tëra e rrethuar nga punonjës të policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME