Categories Lajme

Grisejda Myslimi: Bujqësia, prioritet në programin e LSI! Ne e mbajmë fjalën

Grisejda Myslimi, kandidatja e LSI në qarkun e Vlorës, ka theksuar se bujqësia është prioriteti kryesor në programin e LSI dhe se do ta mbështesë në një vlerë mbi 200 milionë euro çdo vit.

Në një status në Facebook, Myslymi rëndit pikat kyçe të programit të LSI për të mbështetur LSI dhe shton se me LSI në Qeverisje, bujqësia në Qarkun e Vlorës do të ketë një zhvillim cilësor dhe konkret.

Postimi i plotë:  BUJQËSIA, PRIORITET KRYESOR NË PROGRAMIN E LSI!

LSI do të mbështesë bujqësinë në një vlerë mbi 200 milionë euro çdo vit.  TVSH 0% për prodhimin bujqësor e blegtoral MADE IN ALBANIA.

Mbështetje direkte e prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.  Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese.

Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese.  Konsolidim i rajonalizimit të prodhimit bujqësor.

Stimulim e mbështetje për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.  Pajisja me Kartën e Fermerit, me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, për rimbursimet dhe mbështetje direkte.

Me LSI në Qeverisje, bujqësia në Qarkun e VLORËS do të ketë një zhvillim cilësor dhe konkret. Do të mbështesim Bujqësinë, Blegtorinë dhe Industrinë Ushqimore dhe do të hapim qindra vende të reja pune në VLORË.

NE E MBAJMË FJALËN! VLORA VOTON LSI! VLORA VOTON NUMRIN!  VLORA DO JA BËJË FORA!  VOTO NR 6 , VOTO LSI , VLORA SHTEPIA JUAJ  , GRISEJDA MYSLIMI  2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME