Lajme

Grisejda Myslimi: LSI-ja i ka dyert e hapura për të gjithë, çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj

Grisejda Myslimi, Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Vlorës,   deklaron se LSI-ja i ka dyert e hapura për të gjithë, duke theksuar se çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë më të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë.

Në një video-mesazh të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Myslimi shprehet e bindur se nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së, e cila sipas saj në garën e 25 prillit do të sigurojë tre mandate deputetësh në këtë qark.

“LSI  i ka dyert e hapura për të gjithë! Çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë më të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë.

Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së. LSI  Bashkohu edhe TI

VOTO VAJZËN E VLORËS! VOTO NUMRIN 6! LSI MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!

#VloraShtepiaJuaj”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close