Categories Lajme

‘Grua ‘merimangë’ dhe tmerrësisht e zgjuar’, mediat greke: Jeta e artistes shqiptare që plagosi mjekun grek

14 vite më parë, Klodiana Celo u njoh me mjekun grek, babain e vajzës së saj, në një restorant luksoz në Athinë. Mediat greke ‘Protothema’, shkruan se në atë kohë, mjeku po darkonte bashkë me disa kolegë dhe një grup avokatësh, të cilët flisnin me zë të ulët e po shijonin verën. Sot ai po lufton me jetën në spital, pasi u p lagos nga ish-partnerja e tij për kujdestarinë e vajzës së tyre 13-vjeçare.

Ata që e njohin artisten 49-vjeçare, flasin për një grua ‘merimangë’, e bukur dhe tmerrësisht e zgjuar, e cila krijonte njohje mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze.

Mirëpo, siç pohojnë të njëjtët, “ajo kishte një të metë të madhe”. Ajo këmbngulte se kishte armiq kudo, dhe krijonte kërcënime që nuk ekzistonin. Këto fiksime e kanë dërguar atë dy herë një një spital psikiatrik. Çelo ka paditur dhjetëra njerëz, nga avokatët e saj, te nëna dhe motra e saj.

Klodiana Celo kishte pasur premisa për të qenë një artiste e madhe. Ajo ishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Emigroi drejt Greqisë në moshë të re, ku mori pjesë fillimisht në disa ekspozita pikture. Tashmë ajo kishte edhe pasaportë greke. Me një pamje mbresëlënëse dhe e mbështjellë nën petkun e artistes, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek Georgis Neos në fund të vitit 2007.

Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për gati 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pas e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.Lindja e vajzës Melina, në vitin 2009, soli edhe krizën mes çiftit. Okulisti fillimisht nuk e vesoi se vajza ishte e tij dhe bëri testin e ADN-së.

Më vonë okulisti pranoi atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Celo fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës.

Sipas ‘Protothema’ ajo kishte rrëmbyër vajzën të cilën e kishte fshehur në Kefaloni. Një vend i njohur për të, pasi një dekadë më parë kishte qenë e martuar me një marinar dhe i njihte mirë strehat. Megjithatë skenari i saj dështoi, pasi fëmija përfundoi në spitalin e Patrës nga tronditja që pësoi nga rrëmbimi. Pas disa vitesh përpjekje për të fituar kujdestarinë, shqiptarja kishte përfunduar edhe në spital psikiatrik. Pak ditë më parë ajo plagosi me 4 plumba mjekun grek, i cili ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME