Categories Lajme

Gruaja e minatorit: Kishte 3 javë që filloi, la fëmijët jetimë! Fqinji: Janë në pikën e fundit

Nëntoka u mori jetën dy minatorëve dhe një inxhinieri në Dibër. Tragjedia goditi familjet Hoxha, Cesku dhe Rushiti. Gruaja e Rruzhdi Rushitit tregon për Abc News se bashkëshorti kishte vetëm tre javë që kishte filluar punë në minierë. “Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë” tha ajo.

Një fqinj i viktimave tregoi për Abc News gjendjen e rrënuar të familjeve. “Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. 

Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu” tha ai. Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën sot nga miniera e Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë. Vijon….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME