Lajme

Gruaja i kërkoi divorcin, turku vrèt vajzën e tij 7 vjeçare, muaj më parë kishte punuar si parukier në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin turk ku një baba i ri ka vrarë vajzën e tij të mitur duke e prerë atë në fyt. Vajza, Defne vetëm 7 vjeçare është vrarë nga babai i saj i cili sipas mediave greke vuante nga probleme psikologjike. Autori i krimit të rëndë është shtetasi Habib Ozturk i cili pas ngjarjes së rëndë tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thikë që vrau edhe vajzën e tij të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pendik të Stambollit, Turqi. Sipas mediave turke, Habib Ozturk e kreu krimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të. Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.

“Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

Nuk dihet nëse krimi ishte i paralajmëruar dhe paramenduar apo autori ka kaluar një krizë psikologjike gjatë kohës që gjendej në shtëpi me vajzën e tij 7-vjeçare.

Lidhja e autorit me Shqipërinë:

Burime për albeu.com, bëjnë me dije se vetëm pak muaj më parë, autori Habib Ozturk punonte si parukier në një sallon në Shqipëri. Salloni në qendër të Tiranës, me parukierë nga Turqia është ndër më të kërkuarit dhe frekuentuarit nga qytetarët e Tiranës, më së shumti VIP-at.

Pas shkëputjes nga puna në Shqipëri, ai është rikthyer në Turqi aty ku mësohet se është përballur me letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij. Mësohet se turku është në gjendje kritike për jetën në një spital në Turqi ndërkohë trupi I të miturës është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: