Lajme

Gruaja lan rrulin e bojës pa pikën e turpit tek monumenti i Teto Ollgës (video)

Që ne shqiptarët jemi të pakluturë dhe të paditur kjo tashmë dihet, por injoranca e disave arrin deri aty ku është e paimgjinueshme dhe e pabesueshme.

Nëse më parë ishte e vështirë për të zbuluar mendjet e mbrapshta të disa shqiptarëve, tani falë rrjeteve sociale nuk është aspak e vështirë, pasi thuajse kudo je i vëzhguar nga kamerat.

Tashmë dihet prej disa vitesh që Tushemishti është një nga zonat më të vizituara nga turistët e huaj për shkak të historisë dhe veçantisë që mbart.

Në atë zonë është xhiruar edhe filmi “Zonja nga qyteti”, që të gjithë e pëlqejnë. Poshtë shtëpisë, ku jetonte teto Ollga është bërë edhe një skulpturë për të, e cila qëndron mbi një gurë, poshtë të cilit qarkullon uji.

Mirëpo, banorët e zonës, nuk po tregohen të kujdesshëm për ta mbajtur mirë atë zonë. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, një grua lan rrulin e bojës në ujin që qarkullon poshtë skulpturës së teto Ollgës.

Videoja është bërë virale dhe po komentohet shumë si një veprim asapk i mirë për zonën dhe nuk promovon më së miri Tushemishtin. SHIKO VIDEON

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close