Lajme

Gruaja ‘merr para’ me makinë çiftin që po priste në stacion/ Dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Ndroq në Tiranë. Sipas raportimeve paraprake, një makinë e drejtuar nga një grua, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasit N.R. dhe Gj.R, bashkëshortë me njëri-tjetrin, të cilët ishin duke pritur autobusin urban.

Nga përplasja, burrë e grua kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close